Sëmundja e Sepsës i merr jetën një të riu në Shkup
Një djalë i moshës 29-vjeçare, mbrëmë, rreth orës 18:00, ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”.

Siç njofton “Nova Tv”, pacienti është pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe ka ndërruar jetë pas disa orësh, si pasojë e sepsës (helmimi të gjakut) së marrë pas intervenimit në njërin nga spitalet private në Shkup.

Për momentin, Inspektorati Shtetëror Sanitar – Shëndetësor janë në spital, duke hetuar rrethanat e vdekjes.
Shtuar më 22/02/2019, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori