Selmani: Politika kontrollon mediat
Mediat në vend gjithmonë kanë qenë nën ndikim të politikës, madje disa prej tyre edhe janë të formuara nga aktorë politik, ka deklaruar kryetari i Shoqatës së gazetarëve, Naser Selmani në intervistë për "Radio Evropa e Lirë".

Ai ka shtuar se situata është serioze dhe i gjithë imazhi i keq që është formuar për gazetarët dhe mediat në vend rrjedh nga ajo që mediat dhe gazetarët në Maqedoni nuk janë të lira, shkruan Zhurnal.

" Nëse mediat janë të formuara që tu shërbejnë interesave partiake të njërës ose tjetrës parti politike në Qeveri ose opozitë atëherë devalvohet roli i mediumit. Praktikisht ne në Maqedoni aktrojmë medium, aktrojmë demokraci, për shkak se pronarët e medieve të cilët kanë probleme me ligjin, funksionojnë jashtë ligjit ata media mund të jenë vetëm shërbëtor të pushtetit. Gazetarët vendosen në situatë të dy zjerreve, presionit politik të pushtetit dhe presionit nga brenda, nga pronari dhe kryeredaktorët të cilët në kushte të Maqedonisë janë vetëm dorë e vazhduar e interesit ekonomik të pronarit, ndërsa disa prej tyre janë drejtpërdrejtë janë të lidhur me interesin politik. Ne kemi situata kur pronar i një mediumi është deputet që është e dënueshme me ligj", deklaroi Naser Selmani. /albeu.com/

Ai ka shtuar po ashtu se pret që menjëherë të filloi procedura për ndryshime dhe plotësime të Kodit penal dhe përgatitje të një ligji të posaçëm për shpifje dhe ofendim pasqë nëse kjo nuk ndodh seriozisht do ta analizojnë pjesëmarrjen e tyre të mëtejshme në dialog. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2012, ora 17:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori