E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
Selmani, mbetet në faqen e DR-së
Imer Selmani
Ish-lideri i Demokracisë së Re, Imer Selmani, vazhdon të qëndrojë si lider dhe me fotografitë e shpërndara në faqen zyrtareinternetit të kësaj partie.

Zyrtarë të lartë të kontaktuar nga kjo parti, nuk dinë se çfarë të flasin lidhur me aktivitetet e mëtejshme partiake. Gjithashtu, nuk jepen hollësi edhe për faktin se përse akoma nuk vijojnë aktivitetet për riorganizim dhe riazhurnimin e faqes zyrtareinternetit.

“Nuk dimë se çfarë të themi, por së shpejti do të kemi zhvillime të reja përbrenda. Asgjë nuk mund t’ju them dhe nuk dua të flas për këtë me emrin tim”, ka theksuar një përfaqësues i lartë i DR-së për Ina.

Brenda kësaj partie po mbretëron një kaos i vërtetë, pasi që shumica e krerëve më të ngushtë partiak tashmë kanë braktisur radhët.

Sipas përfaqësuesve të këtij subjekti, që pësoi humbje në zgjedhjet e fundit, një pjesë e anëtarësisë tashmë po negocion për të kaluar ose në BDI ose në RDK.

Ndërkohë, në profilin zyrtar të kreut të DR-së në facebook, janë hequr gati të gjitha aktivitetet e tij dhe karriera e tij politike.
Shtuar më 05/11/2011, ora 21:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori