Selmani: Koalicion maqedonaso-shqiptar për t'iu kundërvënë VMRO-së dhe BDI-së
Ish nënkryetari i PDSH-së dhe ish-lideri i Demokracisë së Re, Imer Selmani në një prononcim televiziv në Tv "24 Vesti", ka mirëpritur dhe inkurajuar informacionet për bashkëpunimin e opozitës dhe iniciativës për formimin e koalicionit maqedonaso-shqiptar, e cila sipas tij, do t’i kundërvihej sundimit të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.

Para zgjedhjeve të vitit 2011, Selmani dhe Demokracia e Re, iniciuan protesta për regjistrimin e popullatës, duke paraqitur kërkesa që do të parandalonin diskriminimin e shqiptarëve. Kjo parti inicioi edhe vendosjen e bustit të heroit kombëtar, Xhemë Hasa në sheshin e qytetit në Gostivar.

Por në ato zgjedhje Demokracia e Re nuk arriti të marrë asnjë deputet. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2016, ora 09:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori