Selmani: Ivanov s’e dekretoi ligjin për gjuhët falë BDI-së
Kryetari Gjorge Ivanov nuk e dekretoi ligjin për gjuhët. Kjo është meritë e BDI sepse ata ndihmuan rizgjedhjen e tij për president, shkruan Naser Selmani nga SHGM-ja, i cili më tej vazhdon, duke bërë edhe akuza ndaj BDI-së e cila ia mundësoi që të jetë përsëri në këtë post Ivanovit.
Duke trumbetuar idenë mashtruese për kinse president konsensual në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014, BDI ia zgjati jetën Gruevskit për tre vite dhe vazhdon t’i dëmotojë shqiptarët edhe sot e kësaj dite.

Në vitin 2014, BDI pati shansin historik t’ia thejë një këmbë Gruevskit duke ia marrë presidencën, ama nuk guxuan. Establishemtni maqedon ua ka zënë bishtin me derë dhe i ka bërë më të butë se pulat.

zgjedhjet e fundit presideenciale BDI bënte trysni të hatashme mbi shqiptarët të mos votonin kandidatin e opozitës për president, Stevo Pendarovski, i cili është një politikan properëndimor. Sikur Pendarovski sot të ishte president, ligji për gjuhët do të dekretohej dhe do hynte në fuqi.

Shqiptarët duhet ta kuptojnë se kreu i BDI s’ka gajlen e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe. Ata kanë hallin e vetvetës, si t’i shpëtojnë ndjekjes penale për krimet e bëra gjatë bashkëqeverisjes me Gruevskin.

Kapja e BDI nga establishmenti maqedon nuk është edhe fundi i të keqës së shqiptarët. Derisa në krye të opozitës shqiptare qëndrojnë Bilal Kasami dhe Zijadin Sela, nuk ka shpresë për shqiptarët.

Nuk e di çfarë presin, pse nuk japin dorëheqje. Nuk iu kanë treguar se opozita i ka humbur zgjedhjet! Me humbës si Kasami e Sela nuk fitohet BDI!


Shtuar më 20/01/2018, ora 13:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori