Selmani hap fushatën në Mateç të Likovës
Demokracia e Re (DR) e Imer Selmanit ka hapur fushatën zgjedhore në fshatin Mateç të komunës së Likovës. Në këtë tubim morrin pjesë shumë anëtarë e simpatizantë të kësaj partie.

Kreu i saj Imer Selmani ka thënë se duhet të ndëshkohet politika e BDI-së, pasi që edhe përkundër konfliktit të vitit 2001 ajo nuk e ktheu borxhin banorëve të Likovës. “Mateni mirë më 5 qershor se për kë do të votoni. BDI-ja na e dëmtoi historinë kulturën e fenë ku lejuan të ndërtohen kisha në sheshin e Shkupit edhe atë vetëm të fesë ortodokse. Këta duhet të dënohen. Ne do t’ua kthejmë dinjitetin kësaj zone ku me votën tuaj ne do të jemi e ardhmja juaj“, ka thënë Imer Selmani.

Ai më tej ka shtuar se “nuk duhet këtyre qytetarëve t’u merren votat nga BDI-ja dhe siç pohoi, “t’u mashtrojnë me pak asfalt, sepse ata votuan projekte të Nikolla Gruevskit”.

“Ne kemi program për barazi kushtetuese i cili garanton ardhmëri. Dimë të marrim pozicionin e kryetarit të Parlamentit, dimë të udhëheqim komunat dhe dimë të avancojmë çështjen e statusit të shqiptarëve”, ka thënë ndër të tjera Selmani para simpatizuesve të Mateçit.
Shtuar më 17/05/2011, ora 21:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori