Selmani: BE nuk heq dorë nga liria e medias
BE nuk do të heqë dorë nga liria e medias e cila në Maqedoni lë për të dëshiruar. Kështu është shprehur kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani. Sipas tij, kjo nuk është diçka e re, sepse të gjitha deklaratat publike dhe raportet që bën Komisioni Evropian (KE)edhe komisioneri Fyle shkojnë në këtë drejtim, që çështja çështja e lirisë së medias mbetet prioritet për Maqedoninë.

“BE para 1 apo 2 muajsh u distancua KE nga ligji që shton kontrollin mbi median dhe nuk është për t’u habitur që në raport do të ketë vlerësim shumë negativ për këtë çështje. Mendoj se është një arritje e gazetarëve që gjatë kësaj periudhe arritëm të sensibilizojmë çështjet më të rëndësishme për lirinë e medias, arritëm që argumentet tona t’i prezantojmë në mënyrë sa më të bindshme dhe mua më vjen mirë që çështja e lirisë së medias bëhet kusht pa të cilin Maqedonia nuk do të mund të lëviz në drejtim të BE-së”, tha Naser Selmani./albeu.com/
Shtuar më 08/10/2013, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori