Kryetari i Shoqatës së
Gazetarëve në Maqedoni, Naser
Selmani, i cili ditë më parë është kërcënuar nga familja e Beqir Asanit, ky i fundit një funksionar i lartë i BDI-së, ka deklaruar në protestën e sotme të
gazetarëve se “askush të mos frikësohet nga
kriminelët e BDI-së, që dje erdhën nga fshati dhe s’kishin bukë të hanin ndërsa brenda natës u pasuruan nga gjaku i derdhur i shqiptarëve”.
Ai shkoi më tej duke thënë se “shqiptarët e dinë shumë mirë se kush janë
kriminelët e BDI-së dhe se një ditë ata do të dalin para drejtësisë, qoftë sot apo nesër, koha e tyre ka marrë fund”.
Në deklaratën e tij ai përfundoj me një apel drejtuar
gazetarëve shqiptar duke i porositur të mos kenë frikë nga ata dhe se asgjë nuk mund t’ju bëjnë dot.
Shtuar më 12/03/2018,
ora 14:26