Selmani: 6 vjet jepet për armëmbaje pa leje, Bona Iliç vrau një njeri
Gjykata Themelore e Kumanovës sot ka shqiptuar dënimin për rastin e Almirit të vogël.

I akuzuari Boban Iliq është dënuar me 6 vjet burg, ndërsa babai i Amirit, Sedat Aliu është dënuar me gjashtë muaj burg.

Profesori universitar i së drejtës penale, Bashkim Selmani për Zhurnal thotë se në bazë të rikualifikimit që është bërë ky dënim është mesatarisht maksimal. Sipas tij ky dënim është i papranueshëm duke pasur parasysh ekspertizën e falsifikuar që ka pranuar gjykata.

“Sa i përket rikualifikimit që është bërë, është dënim mesatarisht maksimal, dmth bën pjesën maksimale si rikualifikim i veprës dhe kjo është bërë për shkaqe të presionit publik. Megjithatë përsëri dmth si fajsi në aspektin e opinionit dhe moral është i pashlyer dhe ky dënim është vetëm minimal i asaj që ai vetëmse dy vite i ka kaluar, sido që të jetë është ajo mesatarja e gjykimit. Megjithatë mbetet akoma dilema e rikualifikimit, poashtu edhe marrja e ekspertizës që është bërë. E dimë se është pranuar ekspertiza e falsifikuar dhe këtu qëndron dilema se si do të vazhdohet më tutje dhe varësisht nga ankimimet se si do të vlersojë edhe Gjykata e Apelit”, ka deklaruar Selmani duke shtuar se poqëse opinioni publik nuk do të ushtronte presion për drejtësi, Iliqi sot do të kishte marrë dënim edhe më të vogël.

“Nuk besoj se ka përfunduar me kaq për shkak se dy palët kanë paralajmëruar ankesa, për njërën palë është maksimale ndërsa për tjetrën minimale. Për armbajtje pa leje parashihet burg deri më 6 vjet. Kur janë në pyetje shqiptarët gjykatat shkojnë në dënime maksimale ndërsa kur janë në pyetje maqedonase shkojnë në minimale. Unë besoj se familjarët do të ankohen te gjykata apelit dhe të shfrytëzohen gjitha mjetet juridike, pse jo kjo lëndë të shkoj edhe deri në Strazbur. Po të mos kishte bërë presion opinioni publik, jam i sigurt se dënimi për Iliçin do të kishte qenë edhe më i vogël”, ka deklaruar për Zhurnal, profesori universitar i së drejtës penale, Bashkim Selmani.

Gjykatësja Maja Denkovska gjatë shqiptimit të dënimeve ka thënë se janë marrë parasyshë të gjitha provat dhe rrethanat gjatë shqiptimit të dënimit, dhe ka shtuar se dënimi për Boban Iliqin është adekuat. Ndërsa, për Sami Demirin dhe Abdulla Aliun, gjykatësja gjatë shqiptimit të dënimeve tha se ato kanë përdorur dhunë pa arsye, pasi që nuk kanë qenë të provokuar dhe janë dënuar me nga nëntë muaj burg.

Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq pas shqiptimit të dënimit tha se kjo dëshmon edhe njëherë se ky rast është i montuar dhe se dënimi i shqiptuar për vrasësin e Almirit të vogël, Boban Iliqin nuk është në pajtueshmëri me dënimet që parashe Ligji për procedurë Penale dhe Kodi Penal.
Shtuar më 05/04/2018, ora 16:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori