Jo vetëm Zaniolo, Juventus piketon edhe dy yje të tjerë për të zëvendësuar Dybala

Prioriteti kryesor për Juventusin në merkaton e verës do të jetë gjetja e zëvendësuesit të Paulo Dybala, i cili do të largohet me parametra zero në fund të sezonit.

Emri qe ka qarkulluar kohët e fundit është ai i talentit italian, Nicolo Zaniolo.

Por nuk mbetet vetëm te Zaniolo, pasi Juventus ka piketuar edhe dy lojtarë të cilët me shumë mundësi do të jenë me parametra zero në fund të sezonit.

Bëhet fjalë për Angel Di Maria dhe Dembele të Barcelonës, të cilët të dy janë në skadencë kontrate me klubet përkatëse. Por për anësorin francez, vështirë se Juventus mund të arrijë ta transferojë, pasi performanca e tij e jashtëzakonshme nën urdhrat e Xavit, e ka bërë atë lojtarin më të preferuar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.04.2022 11:46