Sela zbulon kandidatin për Komunën e Strugës
Deputeti i ”Aleancës për shqiptarët” dhe kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela thotë se do të rikandidojë edhe një herë për kryetar të Strugës.

“Unë do të kandidoj përsëri për Strugën sepse mendoj se duhet të dal dhe të jap llogari. Ju mund ta mbështesni ish-kryetarin e Strugës. Unë ju kam fituar një herë dhe do t’ju fitoj përsëri. Sela do të rikandidojë për Strugën”, ka thënë Sela për Struga Tv në një emision politik.

Ai u shpreh se se disa projekte të inicuara nga ai janë realizuar dhe disa të tjera po realizohen por ka hapësirë dhe mundësi që të jap kontribut edhe më tutje për zhvillimin dhe shndërrimin e Strugës në një vend më të zhvilluar.

Zgjedhjet lokale do mbahen më 15 tetor dhe shpallen deri më 6 gusht. /albeu.com/
Shtuar më 31/07/2017, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori