Ukrainasit rimarin qytetet të veri në Kievit, rrethohen mijëra ushtarë të Putinit (FOTO LAJM)

(Me mijëra ushtarë rus janë rrethuar në veri të Kievit, në disa qytete përreth.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat lokale, të cilat janë duke raportuar për një avancim domëthenëse të forcave ukrainase në veri-perëndim të Kievit duke rrethuar mijëra trupa ruse.

“Kyiv Independent” raporton duke iu referuar burimeve ushtarake se ushtria ukrainase tashmë është duke marrë kontrollin e qyteve si Bucha dhe Irpin, si edhe të bazës ajrore në Hostomel, të cilat më parë kontrolloheshin nga rusët.

Një realitet i tillë do të bënte që mijëra forca ruse që gjenden më në jug të shkëputeshin nga furnzimet ushqimore dhe ushtarake, gjë që do të ishte një goditje e rëndë për Rusinë.

Raportimet janë vetëm nga ukrainasit dhe për momentin ky pretendim nuk është konfirmuar nga burime të pavarura informacioni, megjithatë prej tre ditësh, mediat britanike dhe amerikane raportojnë duke iu referuar burimeve nga “Pentagoni” se ukrainasit kanë kaluar në kundërsulm duke rimarrë disa zona që ishin nën kontrollin e rusëve në veri dhe jug.