Sela: Thaçi manipulon, BDI komuniste
Pëlqej
Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela është shprehur se Menduh Thaçi po mundohet ti manipulojë zgjedhësit, duke thënë se do të hyjë në qeveri.

Ndërsa, vlerësoi se BDI-ja është një parti komuniste.

“Manipulim për përdorim të brendshëm, vetëm e vetëm që të përfitojë kohë. Anëtarët e PDSH-së nuk janë në PDSH vetëm e vetëm për të qenë në Qeveri. Në Qeverinë e Milloshevicit ka pas vend edhe për Rrahman Morinën por jo edhe mbështetje për të. Ne na duhet të fitojmë mandej legjitimiteti do të detyrojë imponimin e Marrëveshjes politike të PDSH-së dhe qeverisjen e saj”, deklaroi Sela, në Tv Globi të Gostivarit.

Më tej, Sela ka nënvizuar se Bashkimi Demokratik për Integrim është një parti që ngjan me ata të kohës së komunizmit. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori