Sela: Të rrënohet Maqedonia unitare
Pëlqej
Kryetari i komunës së Strugës, i cili njëkohësisht po udhëheq një platformë politike "PDSH që fiton" kundër Menduh Thaçit është shprehur se Maqedonia duhet të bëhet shtet me Parlament dydhomësh, ose në të kundërtën duhet rrënuar karakteri i saj unitar.

“Minimumi i një karakteri unitar shteti, për të cilin unë mendoj se duhet rrënuar, është Parlamenti dydhomësh. Madje kjo nuk do të mjaftonte, sepse në këto situata, vetëm Parlament dydhomësh, nuk do te vendoste mekanizmin e kontrollit te pushtetit dhe vendimmarrjes. Natyrisht një kujdes shumë i madh do të bëhet në drejtim të kuadrove të cilët do të zgjedhim, sepse duhet pranuar një e vërtetë e madhe: themi se buxheti nuk ndahet në formë të drejtë në proporcion me tatimet që paguajnë shqiptarët, por ama ka edhe një të vërtetë tjetër, deputetët shqiptarë e votojnë dhe i kanë votuar çdoherë këto buxhete. Konstatojmë se nuk kemi Zona të Lira Ekonomike dhe se kemi papunësi, mirëpo nuk duhet të harrojmë se politika e zonave të lira ekonomike ka si fillim vitin 2008. Që nga 2008 deri tani ministrat e ekonomisë kanë qenë shqiptarë, ndërsa zonat e lira ekonomike janë hapur ne Maqedoninë Lindore dhe për rezultat janë hapur mbi 30 000 vende të reja pune”, tha Sela për "Lajm".

Ziadin Sela në këtë intervistë ka folur edhe më gjëre rreth idesë së tij për ta reformuar PDSH-në dhe se çfarë planesh politike po përgatit. /albeu.com/


Shtuar më 22/09/2014, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori