Fjolla Morina e akuzoi për tradhti, Fisniku zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes (FOTO LAJM)

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla i dhanë fund martesës pak kohë më parë. Thumbat në rrjete sociale kanë lënë të kuptohet se ndarja e tyre nuk ka qenë paqësore.

“Nëse keni humbur një tradhtar mos qani kurrë, pasi ai ka humbur një femër që e do, ndërsa ti ke humbur një mashtrues”, ka thënë këngëtarja.

Mirëpo, sot Fisniku zbuloi nëse ishte tradhtia arsyeja e ndarjes së çiftit. I ftuar në një emision, biznesmeni tha se nuk është tip tradhtar. Ai zbuloi se se lidhja e tyre thjesht nuk po funksiononte më.

“Ata që rrinë afër meje e dinë që Fisniku nuk është tradhtar. Kur jam në një lidhje jam shumë i fokusuar. E kemi parë që nuk funskion më lidhja jonë. Ka mbaruar gjithçka”, u shpreh ai.


Shtuar 29.03.2022 09:42