Sela takon Ambasadorin e Rumanisë, flasin për të drejtat e shqiptarëve
Kreu i LR-PDSH-së Ziadin Sela, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Rumanisë Viorel Stanila.

Ata kanë biseduar për situatën paszgjedhore në Maqedoni, perspektivën euro-atlantike të vendit, rëndësinë e ndërtimit të stabilitetit afatgjatë të vendit përmes realizimit të drejtave të munguara të shqiptarëve, si dhe për formimin e qeverisë së re.

Sela shpalosi vizionin e tij për të ardhmen e Maqedonisë, duke theksuar zbatimin e plotë të Deklaratës së partive politike shqiptare, rekomandimeve të KE-së dhe Raportit të Pribesë etj.

Sela gjithashtu theksoi rëndësinë e dekriminalizimit të skenës politike dhe shoqërisë. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2017, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori