Sela takohet me një zyrtar të rëndësishëm në NATO
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nesër do të takohet me shefin e misionit të NATO-s dhe zyrës pēr lidhje me Maqedoninë, Ambasadorin Zoran Jankoviq.

Takimi do të zhvillohet në Kuvendin e Maqedonisë, ku temë diskutimi do të jetë integrimi dhe anëtarësimi Maqedonisë në NATO, ndryshimet Kushtetuese si dhe reformat në leminë e sigurisë, mëson INA.

Ky takim mes liderit të ASH Ziadin Sela dhe ambasadorit të NATO-s, kroatit Jankoviq mbahet pak ditë para seancës parlamentare për ndryshimet kushtetuese për marrëveshjen e Prespës, ku sipas të gjitha gjasave ambasadori i NATO-s do t'i kërkojë përkrahjen dhe mbështetjen e deputetëve të ASH z. Ziadin Sela dhe Syrija Rashidi, që siç thuhet do të jenë votat kyçe për ta arritur numrin 80 për ndryshimet kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës respektivisht ndërrimin e emrit të Maqedonisë si parakusht që Maqedonia këtë vit të anëtarësohet në NATO.


Shtuar më 07/01/2019, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori