Sela: Shqiptarët e Maqedonisë të jenë çështje e politikës së brendshme për Shqipërinë
Kryetari i Strugës dhe i LR-PDSH, Ziadin Sela ka përshëndetur kongresin e PDIU në Shqipëri dhe gjithashtu ka folur për temën e Çamërisë dhe shqiptarëve të Maqedonisë.

“Dëgjova kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi i cili theksoi se PDIU-ja angazhohet për çështjen çame dhe bashkimin kombëtar. Por unë po ju them se çështja çame nuk është çështje vetëm e Çamërisë por është çështje e gjithë shqiptarëve ashtu siç edhe çështja e ‘Lagjes së trimave’ në Kumanovë është çështja e gjithë shqiptarëve, demarkacioni apo “Zajednica” nuk janë çështje vetëm të Kosovës por janë çështje të gjithë shqiptarëve.

Unë jam Ziadin Sela një shqiptar nga Maqedonia, gjatë kohës që isha student në Tiranë shpesh këtu na vendosnin mbiemra si “maqedonas”, “kosovarë” , “malazez” apo diçka tjetër, por ne dhe ju duhet ta dini se ne jemi vetëm shqiptarë, kudo që jetojmë në vatrat tona shekullore etnike.

Shpëtim Idrizi, të uroj zgjedhjen tuaj në krye të PDIU-së me procesin një anëtarë një votë. Vazhdo punën tënde në qeverinë e Shqipërisë dhe kujtoju të gjithëve atje se çështja shqiptare nuk është çështje e politikës së jashtme të Shqipërisë por është çështje e politikës së brendshme dhe ato duhet të kujdesen për çdo shqiptarë jashtë kufijve londinez të Shqipërisë” është shprehur Sela në kongresin e PDIU-së./Albeu.com/
Shtuar më 07/06/2016, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori