PS “shet” Alqi Bllakon

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka thënë se Partia Socialiste nuk do të bëhet mburojë për deputetin e saj Alqi Bllako, për të cilin SPAK ka kërkuar ta arrestojë për shkak të përfshirjes së tij në aferën e inceneratorëve.

Balla, në deklaratën për media, shtoi se PS ka vija të kuqe dhe kush i kalon, vuan pasojat.

“Në aspektin e të qenit fakt i kolegut të kuvendit nga cili krah qoftë , në aspektin njerëzor nuk jam i gëzuar, kam një aspekt tjetër që biem dakord por forca udhëheqëse e PS për të çuar përpara reformën në drejtësi dhe drejtësia të funksionojë duke e vendosur përballë pa asnjë dallim nga asnjë krah politik dhe ne do të punojmë të palëkundur për të thelluar efektet e reformës në drejtësi.

Të jetë e qartë nga të gjithë për këtë. PS ka vendosur vijë të kuqe me këdo sapo të merret përfaqësues i PS drejtësia kërkon ose vendos masë sigurie ose sjell në kuvend një kërkesë për hetime natyrshëm që PS nuk është mburojë për askënd dhe në këtë këndvështrim kjo do të jetë vijë e kuqe për këdo. Ne do të mbajmë këtë qëndrim për këdo që jemi vendosur përballë. Është e rëndësishme që standardi të vazhdojë”, tha Balla./albeu.com

 

 


Shtuar 29.03.2022 14:35