Sela: Pas zgjedhjeve do të largohem nga komuna, betejën do ta vazhdoj nga Parlamenti
Lideri i LR-PDSH-së, Zijadin Sela ka deklaruar se pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare do të heqë dorë nga qeverisja e Komunës së Strugës dhe do të vazhdoj betejën si deputet në Parlamentin e Maqedonisë.

Këtë Sela e pohoi në debatin televiziv “Argument”, duke shtuar se deri do të jetë i sinqertë deri në fund në fund me përkrahësit e platformës së tij, dhe se nuk do t’i braktisë asnjëherë ata.

Kreu i LR-PDSH, ka theksuar gjithashtu se listat për deputetët do të caktohen nga degët e partive politike të LR-PDSH-së në vendbanimet shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2016, ora 23:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori