Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin
Sela, i ftuar në emisionin “200”, është shprehur se Zaevi, nuk duhet të kërkojë mandatin nëpërmjet konferencave të shtypit por, duhet të fillojë bisedime konkrete me subjektet politike
shqiptare.
“Lidhja Socialdemokrate nuk duhet që nëpërmjet pres konferencave të kërkoj mandatin që dikush tia dhuroj. Lidhja socialdemokrate, nëse donë të formojë
qeveri dhe i ka
numrat do të duhet të nis bisedimet me subjektet politike
shqiptare. Dua, s’dua unë, fatkeqësisht fillimisht me BDI-në sepse ata i kanë
numrat, pa
numrat e tyre nuk mund të bëhet asnjë kombinim për
qeveri”, tha
Sela.
Gjatë fjalës së tij,
Sela u shpreh kundër zgjedhjeve të reja dhe për zyrtarizmi të gjuhës
shqipe në tërë territorin e Maqedonisë.
“Jo. Për mua do të ishte pranueshme pas 25 viteve demokraci po them parlamentare, sistem shumë partiak, që pas këtyre zgjedhjeve të arrijmë ne të zyrtarizojmë gjuhën
shqipe dhe kur të duan pastaj të shkojmë në zgjedhje”, tha kreu i LR-PDSH-së.
Me tej,
Sela tha gjithashtu se LSDM-ja duhet të pranojë që para formimit të Qeverisë të votoj ligjin e përdorimit të gjuhës
shqipe në tërë territorin e Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2017,
ora 21:26