Hidhet shorti i Europa League, cilat janë ekipet në grupin e “ferrit”

Nga ora 13:00 ka filluar shorti për grupet e Ligës së Evropës, i cili u mbajtë në Monaco dhe tashmë janë mësuar tetë grupet.

Në Ligën e Evropës është hedhur shorti i cili përfshiu 32 skuadra – 12 kualifikuese automatike, dhjetë fitues të “play-off”-it të Ligës së Evropës dhe dhjetë skuadra që transferohen nga raundi i tretë i Ligës së Kampionëve.

32 skuadra u ndanë në katër vazo, bazuar në renditjen e koeficientit të klubit.

Pjesë e edicionit të sivjetmë janë disa klube të mëdha si Liverpooli, Ajaxi, Sevilla, Roma, Bayer Leverkuseni, Sporting Lisbona e shumë tjera.

Vëmendja padyshim se është te Grupi B, i cili tërhoqi ekipe si Ajaxi, Marseille, Brighton dhe AEK.


Shtuar 1.09.2023 13:48