Sela: Nuk jam takuar mbrëmë me Ali Ahmetin
Kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ka thënë se nuk është takuar mbrëmë me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin.

Në një deklaratë për "Zhurnal", Sela ka thënë se dy ditë më parë janë takuar grupet e punës të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lëvizjes për Reforma PDSH.

"Nuk është aspak i vërtetë lajmi që unë mbrëmë jam takuar me z.Ahmetin. Pardje ka pasur takime mes grupeve punuese të partive tona por është spekulim i pastër që mbrëmë kam pasur takim me kreun e BDI-së", ka thënë Sela.

Kujtojmë se mediet e Maqedonisë publikuan se kreu i BDI-së dhe ai i Aleancës për shqiptarët, kanë zhvilluar mbrëmë një takim për të cilin thuhet se kanë biseduar për dokumentin e LSDM dhe përdorimin e gjuhës shqipe. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017, ora 13:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori