Sela nga Veleshta: Mos më votoni për asfalt, por për kauzë
Aleanca për Shqiptarët mbajti mbrëmë tubimi zgjedhor në fshatin Veleshtë të Strugës.

Kryetari i kësaj partie tha se Veleshta nuk është vetëm bastion i Ziadin Selës, por është bastion edhe i gjithë shqipatrisë.

Kandidati i Aleancës për Strugën theksoi se përkrahja për Selen nuk është për t’ju shtruar rrugë e rrugica, por sipas tij, për të çuar përpara kauzën shqiptare.

“Në luftën në mes të rejës dhe të vjetrës do të fitoj Aleanca për Shqiptarët, sepse e kam ditur që na qëndrojnë burra nga mbrapa, të cilët e shtyjnë këtë proces përpara.

Sepse e kam ditur dhe e di që prej këtyre burrave nuk guxojmë të lëvizim asnjë moment nga rruga kombëtare që e kemi nisur, sepse ashtu siç dinë të të presin do burra, dinë edhe të të përcjellin nëqoftë se devijon nga rruga kombëtare”, u shpreh Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2017, ora 09:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori