Sela nga Haraçina: Ju do ta mbroni nderin e shqiptarëve, të fitoj kandidati shqiptar me koncept shqiptar
Nga Kuvendi zgjedhorë i Degës së Haraçinës, Ziadin Sela foli përpara aktivistëve, ku u shpreh se Kandidati i Aleancës dhe këshilltarët e Haraçinës nga rradhët e Aleancës do ta mbrojnë nderin e shqiptarëve.


"Ju na mbroni nga turpi i i gjithë shqiptarëve ktu në Maqedoni prandaj duhet qe me ma shumë angazhim që në këto zgjedhje të fitojë kandidati shqiptar dhe me koncept shqiptar", shtoi ai.

Ai foli edhe për disa haraçinas që përkrahin kandidatin shqiptar nga LSDM.

"Ata janë motrat dhe vëllezërit tanë që mund të udhëhiqen nga interesta te ngushta personale, por ju nuk duhet ti përjashtoni ata, përkundrazi duhet tua zgjasni dorën dhe tju thoni, se ne kemi bërë një Aleancë dhe ajo është Aleanca për Shqiptarët dhe thirrni që ata të vinë me ne" theksoi Sela. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2017, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori