Sela në takim me mërgimtarët
Pëlqej
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i shoqëruar nga anëtarë të kryesisë po qëndron në Vjenë në takime me diasporën shqiptare.

Sela në fjalimin e tij theksoi ndër të tjera se ASH do të ketë koalicionim të madh me popullin shqiptar dhe diasporën. Ai tha se ASH është opozita e vetme shqiptare që po lufton aktualisht për të mbrojtur dinjitetin e nëpërkëmbur, që po vazhdon me avazin e vjetër ndaj shqiptarëve,.

Përpara takimit kryesorë të ditës së dielës, Sela së bashku me sekretarin gjeneral Arben Taravari dhe dy anetarët e kryesise qendrore Elmi Aziri dhe Remzi Mehmedi zhvilluan takime me studentët shqiptarë që studiojnë në Vjenë si dhe me grupe tjera të shqiptarëve të organizuar nëpër shoqata kulturore.

Në fokusin e kësaj vizite është politikbërja e re e ASH-së që përmes debatit të mirëfilltë të inkorporojë shqiptarët në mënyre aktive dhe përmbajtësore të jenë pjesë e platformës se Aleancës për Shqiptarët dhe veprimit të saj politik. Këtu siç thanë zë vend kryesor edhe diaspora shqiptare, e cila do të jetë zëri i ASH-së.


Shtuar më 21/04/2018, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori