Sela në konferencë për shyp: Më 27 prill u sulmuan nevojat e shqiptarëve (VIDEO)
Kreu i LR-PDSH-së, Ziadin
Sela, në konferencën e parë për shtyp pas ngjarjeve të 27 prillit, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur gjatë kësaj periudhe.
Në lidhje me ngjarjen e 27 prillit,
Sela tha se ka qenë sulm ndaj
nevojave të
shqiptarëve dhe artikulimit të tyre në mënyrë politike.
"Unë si lider i kësaj partie dhe ne si parti jemi munduar që
nevojat e
shqiptarëve që t’i artikulojmë. Ai ishte atentat ndaj
nevojave të
shqiptarëve, ndaj artikulimit politik të këtyre
nevojave që ne si LR-PDSH i kemi bërë.
Ne na vranë më 27
prill dhe ne u ringjallëm përsëri më 27
prill, ne do të vazhdojmë që t’i
nevojat e
shqiptarëve t’i artikulojmë politikisht", tha
Sela.
Në lidhje me formimin e qeverisë së re,
Sela tha se do ta përkrahë të njëjtën.
"Për qeverisje të re dhe të reformuar dhe qeverisje në shërbim të qytetarëve. Pak rëndësi ka a do të jemi fizikisht prezent pjesë e Qeverisë ose jo, por ne qeverinë e reformave do ta përkrahim", tha
Sela. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2017,
ora 13:44