Sela ndaj Bekim Qokut: Mos na çaj kokën
Bashkëpunëtori i afërt i Ziadin Selës, Bekim Qoku, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shprehur keqardhjen e tij për kryesinë e re të sapo zgjedhur të ASh-së, të cilën e ka konsideruar si frymë dhe politikë të vjetër.

Ndërkohë, në këtë status të Qokut, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka shkruar:

“Mos i cani koken njeri tjetrit ( dhe mua) me komente ne fb. Ne vend te kesaj po ju informoj se prof.Halil Snopce eshte zgjedh kryetar i akademise politike te ASH-se dhe ka per detyre qe ne afat 30 ditesh te kompletoj kete forum partiak ( me statut i barabarte me kryesine qendrore) me rreth 40 ekspert nga lemi te ndryshme. Flisni me te dhe hajdeni ta cajme koken bashk e mos na shisni dengla si njeri si tjetri.” /albeu.com/

Shtuar më 09/04/2018, ora 23:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori