Pas debateve të hapura në të gjitha vendbanimet
shqiptare në Maqedoni, lideri i Aleancës për
Shqiptarët, Ziadin
Sela së bashku me sekretarin gjeneral të ASH, Arben Taravari dhe nënkryetarët, Remzi Mehmedi, Agon Ferati dhe Elmi Aziri nesër në ora 19:00 në
Zvicër do të mbajnë
debat për të informuar mërgimtarët për situatën dhe zhvillimet e fundit në vend.
Temat që do të diskutohen janë:
-zyrtarizimi i gjuhës shqipe,
-emri dhe pasojat për
shqiptarët,
-diaspora si pjesë e zhvillimit ekonomik te komunat
shqiptare, etj. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2018,
ora 21:18