Në vazhdën e takimeve me qytetarët, Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka zhvilluar takimin e radhës në Strugë. Të pranishmit në panel si kryekomunari i Gostivarit
Arben Taravari dhe
kryetari i ASH-së, Ziadin
Sela, kanë folur për zhvillimet e fundit
politike dhe hallet e struganëve.
Pas fjalimit të kryekomunarit të Gostivarit,
Arben Taravari, të pranishmëve u është drejtuar edhe
kryetari i ASH-së, Ziadin
Sela.
Sela ka folur për barazinë qytetare, duke theksuar se Maqedonia duhet të ndërtohet mbi bazën e konceptit binacional dhe se dy kombe janë të mëdha në Maqedoni, shkruan Fol.
Ai ka folur edhe për rastet e montuara
politike dhe se ASH nuk do të lejojë që këto raste mos të zbardhen, duke vënë theksin se te rasti i Almirit, i cili u shkel me veturë qëllimisht sipas avokatëv mbrojtës.
Sela ka thënë se ASH do të del në protesta, sipas tij, "me Almirët tonë" dhe nuk do të lejojnë proceset e montuara
politike të keqpërdoren për poena
politike.
"Do të duhet shumë kujdes të ketë Ahmeti në llogaritë e fundit që bënë ditëve të fundit, në qoftë se dëshiron rastin ta përdorë politikisht, pasi politikisht do t’i përgjigjemi", ka theksuar
Sela.
Shtuar më 21/01/2018,
ora 17:12