Sela: Ja pse Reka duhet të jetë president
Lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela sot në emisionin “Rruga drejt” ka treguar arsyet se pse ka mbështetur kandidaturën e pavarur të profesorit universitar dhe ish ambasadorit, Blerim Reka.

Sipas asaj që tha Sela, ASH-ja ka përkrahur Rekën, për shkakun se ai krijoi mundësi përzgjedhjeje për votuesit shqiptar, pavarësisht perceptimit që institucionet e kanë krijuar për të.

“Një nga sukseset që dua të përmend, sepse varet se në çfarë kuptimi shihet suksesi i kandidatit të pavarur, por që ka përkrahjen e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA, është vetë fakti që ai krijon mundësi, votuesi për të zgjedhur në listë dhe të ketë zgjedhje, varësisht të përkatësisë që ai ka si individ brenda për brenda kësaj shoqërie dhe varësisht percepcionit që ia kanë krijuar institucionet këtij individi.

Zgjedhjet fundi-fundit kanë të bëjnë edhe me të drejtën e qytetarit për të shpërblyer ose për të dënuar. Ne e kemi krijuar këtë mundësi, dhe jam i bindur se shqiptarët do ta kapin këtë mesazh dhe do të rreshtohen pas kandidaturës së profesorit Blerim Reka”, tha Sela.

Përndryshe, nëpërmjet kumtesës, dy partitë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët në krye me Ziadin Selën dhe Lëvizja BESA në krye me Bilall Kasamin, kanë zyrtarizuar mbështetjen ndaj Blerim Rekës si kandidat i pavarur në zgjedhje presidenciale të Maqedonisë së Veriut,
Shtuar më 01/03/2019, ora 08:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori