Sela: Ivanovi është marionetë e kryetarit të VMRO-së, askush nuk mund të na pengojë
Kryetari i LR-PDSH duke folur pas takimit me Federica Mogherini, në emër të koalicionit “Aleanca për Shqiptarët”, tha se bashkësia ndërkombëtare është e interesuar për të mirën e të gjithëve, ndërsa “Aleanca për Shqiptarët” do të vazhdojë të qëndrojë pas Deklaratës së përbashkët së partive shqiptare.

Shqiptarët kanë nevojë për të drejtat të cilat janë të theksuara në deklaratë. Ndërsa me vendimin që të mohojë këto të drejta, presidenti i Maqedonisë tregoi se nuk është gjë tjetër pos marionetë i kryetarit të VMRO-DMPNE-së. Nuk mund askush që të na pengojë për të drejtën tonë, gjuhën shqipe. E drejta e gjuhës është e drejta themelore njerëzore, ndërsa tek ne shfrytëzohet që të manipulohen qytetarët që të mbrohen kriminelët”, deklaroi Sela. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2017, ora 17:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori