Sela ironizon me Ahmetin: Flet sikur të jetë kryetar i OKB-së
Pëlqej
Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela ka ironizuar me Ali Ahmetin, për deklaratat e tij në prezantimet e arritjes së 100-ditëshit në qeveri të BDI-së.

Sela theksoi se me ata deklarata Ahmeti flet sikur të jetë kryetar i OKB-së dhe jo një politikan i Maqedonisë.

”Rasmunsen, Newland, Merkel pershendesin popullin shqiptar ne Maqedoni, i bejne apel te hapin syte mire ke votojne. Po ashtu z.Nimic pershendet z.Ali Ahmeti duke i rikujtuar se ka fol per identitetin dhe gjuhen sllavomaqedonase dhe jo per dinjitetin e z.Ahmeti qe sic duket nuk e ka. Eshte me se evidente qe ky njeri ka veshtiresi. Performancat e z.Ahmeti jane per kryetar ne OKB dhe jo ne ekzekutivin e RM-se. Krizat globale dhe rajonale, situata ne Ukraine dhe ne Lindjen e Mesme, do te kishin epilog tjeter, nqs z.Ahmeti do te ishte ne krye te kesaj organizate. Urime, urime, urime foli Ali Ahmeti…” ka shkruar kryetari i Strugës Ziadin Sela./albeu.com/

Shtuar më 30/09/2014, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori