Sela i kërkon Brukselit të përfshijë partitë shqiptare në bisedime
Reformisti i PDSH-së, Ziadin Sela, ka kërkuar përfshirjen e partive shqiptare në bisedimet për zgjidhjen e situatës politikeMaqedoni. Sipas Selës, parti maqedonase janë jo vetëm faktorë destabiliteti, por edhe "fajtorë kryesorë për shkeljen dhe mohimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni".

“Do të kishte qenë e drejtë që Bashkimi Europian urgjentisht të shqyrtojë mundësinë që në bisedime të përshijë shqiptarët si faktor stabiliteti dhe si palë që kanë maturi politike për të negociuar çështje madhore. Kërkojmë që përfshirja e shqiptarëve të bëhet tash dhe jo në fazat e mëvonshme të bisedimeve. Shprehim bindjen se nga afera e përgjimeve më të dëmtuar kanë dalë shqiptarët. Së dyti, shprehim bindjen se partitë maqedonase sërish do të gënjejnë dhe manipulojnë mbi gjendjen reale politikeMaqedoni.” shprehet ai.

Sipas Selës, nëse BE përjashton shqiptarët nga faza e hershme e bisedimeve atëherë kemi të drejtë të mendojmë që ata në këtë mënyrë i kontribuojnë thellimit të mosbesimit etnik në Maqedoni dhe sponsorojnë përjashtimin e shqiptarëve si faktor shtetformues.

“Ne e dimë që BDI dhe Menduh Thaçi kanë përgjegjësi për mospërfilljen e shqiptarëve në këto bisedime, por shqiptarët në Maqedoni kanë elitë shoqërore që kanë qenë të ngujuar, kanë ekspertë të lëmive të ndryshme, kanë eksponentë të sektorit civil, profesorë dhe akademikë që mund të kontribuojnë në zgjidhjen e drejtë të problemit. Ndërsa BDI-në e ftojmë të tregojë pjekuri politike dhe si parti të mbrojë interesat e votuesve të vet duke u larguar sa më shpejt nga qeveria, sepse tash është momenti që shqiptarët të unifikojnë kërkesat, të parashtrojnë pakënaqësitë rreth mos implementimit 14 vjeçar të Marrëveshjes së Ohrit dhe të hapet rruga për “Marrëveshje të re” historike mes shqiptarëve dhe maqedonasve”, thotë Sela. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2015, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori