Sela, i bindur se Aleanca do t’i fitojë zgjedhjet nga Likova e deri në Strugë
Pëlqej
Aleanca për Shqiptarët në krye me Ziadin Selën, sonte është duke mbajtur tubimin qendror në Gostivar. Arben Taravari është kandidati i Aleancës në këtë komunë.

pranishmëve u është drejtuar kandidati i Arben Taravarit, duke u shprehur modest se të kërkojë votë për veten, është e pandershme, por ajo që kërkoi të votohet është lista e këshilltarëve, duke votuar numrin 9, me arsyen se skuadra, gjegjësisht lista e këshilltarëve janë njerëz të kompletuar intelektualisht dhe familjarisht.

pranishmëve u është drejtuar edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Ai në mes tjerash ka theksuar se nëse më 27 prill u munduan të na vrasin, ju lutem që më 15 tetor mos na vrisni për së dyti duke mos e votuar Arben Taravarin.

Ai ka thënë se Aleanca do t’i fitojë zgjedhjet prej Likove e deri në Strugë. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2017, ora 21:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori