Sela: Gjuha shqipe do bëhet zyrtare, do apo jo Gruevski
Ziadin Sela i ftuar në emisionin Zig -Zag të TV Art tha se Gruevski nuk meriton përkrahjen e partive politike shqiptare.

Konform kushtetutës, presidenti ka mandatuar një kryetar të një partie i cili ka marrë një shumicë votash dhe të drejtën për të formuar qeveri. A do të krijojë apo jo qeveri brenda afatit kushtetues prej 20 ditëve koha do të tregojë.

“Realisht unë mendoj se ky njeri nuk meriton përkrahjen e partive politike shqiptare duke pasur parasysh fushatën elektorale që ka pasur zotëria në fjalë , partia e tij jo vetëm tash por edhe në zgjedhjet e kaluara fushatën e ka bazuar jo në kritere dhe standarde që janë afirmative por në standarde që pamundësojnë tjetrin që të arrijë të drejta mendoj që nuk meriton përkrahjen e ndonjë subjekti politik shqiptar për sa kohë që nuk del dhe publikisht kërkon falje për çdo gjë të thënë në fushatë që gjuha shqipe nuk do të bëhet kurë zyrtare dhe ne jemi këtu për t’i thënë që gjuha shqipe do të bëhet zyrtare don ose s’don ti”, ka thënë ndër të tjera Sela.
Shtuar më 09/01/2017, ora 23:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori