Sela: Dikush ka fshirë qëllimisht inçizimet e dhunës
Pëlqej
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot u ballafaqua me ata të cilët e përgjakën dhe tentuan ta vrasin, më 27 prill në Kuvend.

Në Gjykatë ai shpjegoi momentin kur ka hyrë turma në sallë dhe kur ka filluar ta shajë dhe kërcënojë por edhe momentin kur e kanë goditur dhjetëra njerëz dhe e kanë lënë pa vetëdije.

Sela shpjegoi se një femër që prezantohej si gazetare, fillimisht e kishte penguar që të dalë nga korridori i sallës së mediave dhe i kishte thënë "tani do e shihni çfarë do t’u ndodhë", shkruan Shenja.

Meqë nuk ekziston incizim i momentit kur Sela është goditur dhe lënë pa ndjenja, ai dyshonte se dikush qëllimisht i ka fshirë incizimet, dhe për këtë kërkoi llogari edhe nga ish Qeveria dhe nga Qeveria e tanishme.

"Përse nuk ka dalë asnjë inçizim i momentit të sulmit tim, por kjo e dëshmon edhe njëherë atë që thash më herët që prapa sulmeve të 27 prillit nuk janë disa individë ose doras, por ka një organizim të mirëfilltë të strukturave të pushtetit të atëhershëm…Zaten edhe tendencat për t’i vjedhë incizimet e sulmit e dëshmojnë këtë…Ngelet që shpjegimet t’i japë edhe pushteti i tanishëm", tha Sela.

Sela inkurajoi prokurorinë që të mos i ndalojë hetimet deri tek sulmuesit direkt, por duhet hetuar dhe gjetur edhe orkestruesit politik të kësaj ngjarje./albeu.com/





















Shtuar më 19/02/2018, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori