Leipzig ofron 18 milion euro, Werder merr vendimin për Rashicën

Werder Bremen ka refuzuar një ofertë që ka bërë RB Leipzigu për yllin e Kosovës, Milot Rashica.

Oferta prej 15 milionë euro, plus tre milionë shtesë në bonuse, është vlerësuar e pamjaftueshme, njofton “Bild”.

Werderi po kërkon së paku 25 milionë euro për Rashicën. Rashica këtë edicion ka shënuar 11 gola dhe i ka asistuar tetë tjerë në 34 ndeshje në të gjitha garat.


Shtuar 13.07.2020 16:08