Sela: ASH-ja është shtëpia e të gjithë shqiptarëve
Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur një takim me qytetarët e Kumanovës. Të pranishëm në takim ishin nënkryetarët Elmi Aziri, Remzi Mehmedi, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.

Sela bëri apel që të bëhen të gjithë pjesë e ASH-së, në mënyrë që njerëzit të bëhen pjesë e tyre, duke llogaritur partinë si shtëpi të shqiptarëve.

"Prej momentit që dikush bëhet anëtar i thjeshtë i ASH-së, është i barabartë me kryetarin e ASH-së, pavarësisht kohës kur i është bashkuar partisë", ka theksuar Sela, duke shtuar se edhe kundërshtarët janë të ftuar t’i bashkohen ASH-së.

Sela ka folur për tërheqjen e ASH-së nga koalicioni dhe veprimet e Zaevit ndaj ASH-së, duke treguar se ai në dukje duket ndryshe dhe se diçka tjetër pritën qytetarët. Sipas tij, LSDM nuk lejoi që të futet demokracia në shoqërinë shqiptare.

Shtuar më 16/01/2018, ora 13:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori