Sela: Aleanca ka dështuar në njësinë 1 dhe 2, por nuk e kam akuzuar Unitetin
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
kreu i LR-PDSH-së Zijadin Sela, gjatë një interviste për "Studion e Hapur" në "TV NOVA", ka thënë se Aleanca i ka pritur të gjitha rezultatet në të gjitha njësitë zgjedhore, por dështimi më i madh erdhi në njësinë e parë dhe të dytë zgjedhore.

"Pritshmëritë tona kanë qenë shumë më të mëdha në të gjitha njësitë zgjedhore, por sigurisht se goditja apo dështimi më i madh erdhi në njësinë e parë dhe dytë zgjedhore. Por nuk e kam parë të arsyeshme që gishtin ta drejtoj drejt partisë së Unitetit, të cilët i kanë pasë bartësit", ka thënë Sela.

Ai ka folur gjithashtu edhe për akuzat ndaj Lëvizjes Besa për mos bashkimin e këtyre dy subjekteve politike para zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit.

"Për mos bashkimin tonë duhet t'i pysni ata sepse unë kam qenë 'pro' bashkimit ashtu siç kam qenë për bashkimin me Unitetin dhe RDK-së", ka thënë Sela. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2017, ora 11:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}