Sela: Ahmeti dhe Thaçi bëjnë biznes me shqiptarët
Pëlqej
Ziadin Sela shfaqet sërish më replika të forta kundrejt dy liderëve të dy partive më të fuqishme aktuale shqiptare në Maqedoni.

Ai ka akuzuar Ali Ametin dhe Menduh Thaçin se bëjnë pazare politike me shqiptarët.

Sela shprehet se Ahmeti, Thaçi dhe Gruevski luajnë lojë të përbashkët.

"Këta të tre luajnë lojë të përbashkët”, thotë kreu i komunës Strugë.

Sela vijon më tej me akuza, duke thënë se Marrëveshja e Oehrit sot është e vdekur dhe se fajtori më i madh për këtë është Ali Ahmeti.

“Kështu si po sillet Menduh Thaçi mua më duket se se ai ka marrveshje me Ali Ahmetin dhe së bashku bëjnë biznes. Kështu si qendrojnë punët, pa me u tërhequr Thaçi nga kreu i PDSH-së, nuk mund të fitohet BDI-ja. Më saktë thënë, Thaçi dhe Ahmeti komunikojnë me Gruevskin dhe kjo lojë është e përbashkët e tyre. Edhe Marrëveshja e Ohrit ka vdekur“, thotë Sela për portalin "Faktori".

Iniciatori i Lëvizjes për reforma brenda PDSH-së paralajmëron se brenda dhjetorit të këtij viti, Menduh Thaçi do të ikë nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, pasi sipas tij, kjo parti ka nevojë për një frymë të re. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori