Sekuestrohet një sasi e madhe ilaçesh në Bllacë
Autoritetet doganore të Maqedonisë kanë sekuestruar një sasi të madhe ilaçesh të kontrabanduara në pikën kufitare Bllacë me Kosovën. Sipas njoftimit të doganës, ilaçet me një vlerë prej 40 mijë euro u gjetën tek një furgon me targa të Kosovës.

Drejtori i Doganës së Maqedonisë, Vanço Kargov theksoi se bëhet fjalë për një rrjet ndërkombëtar që merret me kontrabandën e ilaçeve dhe se nuk është hera e parë që zbulohen sasi të tilla. Sipas tij, në mallin e zbuluar janë gjetur 102 lloje ilaçesh, tableta dhe lloje të tjera.

Ministria e Shëndetësisë tha se pas verifikimit është vlerësuar se shumica e këtyre ilaçeve janë të dëmshme për shëndetin e njeriut, për shkak se ato nuk janë të çertifikuara dhe të ruajtura në mënyrë të pakujdesshme nëpër magazina. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2013, ora 12:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori