E FUNDIT/ Një tjetër tërmet lëkund Shqipërinë, ku ishte epiqendra dhe sa ballë
Sekuestrimi i 1.3 ton kokainë, arrestohen të paktën tre persona
Një megaoperacion policior është realizuar nga policia e Maqedonisë së Veriut në koordinim me Policinë Italiane, në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit.

Në një magazinë janë gjetur dhe sekuestruar 1.3 ton kokainë, por ende nuk dihet se si ka përfunduar në atë vend gjithë ajo sasi droge.

Informacionet e para sipas agjencisë “INA” thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Amerika në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni).

Për arsye të panjohura për momentin, destinacioni është ndryshuar dhe kokaina ka përfunduarKrushopek.

Mediat maqedonase bëjnë me dije se si pasojë e aksionit kanë rënë në pranga të paktën 3 persona, 2 shoferë dhe 1 magazinier që punonin në magazinën e frutave ku u gjet edhe droga.
Shtuar më 19/02/2020, ora 19:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori