Sefer Canoski, kandidat i BDI-së për Strugën?
Sefer Canoski, i biri i Fiat Canoskit hyn në garë për kandidat të Strugës, këtë herë edhe me mbështetje nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim. Ky opsion nga ana e BDI-së mund të duket logjike duke pasur parasysh koalicionin viteve të shkuara të këtij subjekti me Partinë për Ardhmëri Evropiane që drejtohet nga Fiat Canoski po dhe numrin e konsiderueshëm të votave të torbeshëve që çon drejt fitores në këtë qytet, njofton Zhurnal.

Partia e Ahmetit tani për tani nuk pret ndonjë mbështetje nga VMRO-ja e cila në shumë raste ka kontestuar figurën e kreut aktual Ramiz Merko, ndërsa Canovski mbështetje ka marrë edhe nga ana e LSDM-së.

Canoski ishte opsion që të mbështetet edhe nga ana e PDSH-së pas bashkëpunimit që bërën dy liderët Cërvenkovski e Thaçi, por një gjë të tillë refuzoi më pas PDSH.

Kjo e fundit pretendentë për këtë qytet ka Zijadin Selën, ndërsa partia e Ali Ahmetit zyrtarizimin e kandidaturave duhet të bëjë në fund të këtij muaji. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2012, ora 15:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori