Seat Koçan prononcohet i pafajshëm për rastin "Trust"
Pëlqej
Seat Koçan, i akuzuari i parë në lëndën "Trust" sot në seancën gjyqësore në Gjykatën Penale u prononcua i pafajshëm për akuzat që kundër tij i ngriti Prokuroria Publike Speciale.

Prokurori Gavrill Bubevski, nga ana tjetër, në fjalimin hyrës tha se të akuzuarit Seat Koçan, Vasilie Aviroviq dhe Safet Vatiq si dhe kompanitë "Transmet", "Sileks" dhe "Vato", nën petkun e biznesit të suksesshëm, me mashtrim të rëndë, kanë keqpërdorur përafërsisht 1.060.000 denarë, gjegjësisht 17 milionë euro, para të qytetarëve. Motivi i tyre, sipas tij, ka qenë në mënyrë të pandershme të fitohet tenderi i SHA "ELEM" dhe me dokumente të falsifikuara, të fitohet angazhimi për punë.

Sipas dëshmive që do t'i prezentojë PPS, theksoi Bubevski, do të dëshmohet se me një sërë dokumentesh të pavërteta, janë shkelur parimet e konkurrencës së shëndoshë, janë shmangur rregullat e furnizimeve publike, të cilat ekzistojnë pikërisht që të shmangen kurdisjet kriminale për shkak të keqpërdorimit të parave shtetërore, ndërsa qytetarët dhe vendi të fitojnë shërbime cilësore të cilat, sa më pak do ta stërngarkojnë buxhetin.

"Sot përballë drejtësisë qëndron një bashkim kriminal elementi i vetëm dhe kryesor i të cilit është përfitimi joligjor", tha Bubevski. Ai kërkoi nga gjykata në bazë të dëshmive të dhëna të akuzuarit të shpallen fajtorë për veprat për të cilat akuzohen.

Në fillim të seancës së sotme, mbrojtja e të akuzuarve përsëri kërkoi anulim pasi që nuk u janë dhënë të gjitha provat për shqyrtim. Prokuroria Publike Speciale në sallën e gjykatës ia dorëzoi mbrojtjes provat për rastin "Trust", me ç'rast gjykatësja Lidia Trajkovska Zimbovska nuk lejoi që gjykimi të anulohet dhe e filloi debatin kryesor.
Shtuar më 14/11/2017, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori