Seancë gjyqësore publike për paraburgimin e Boki 13
Sot në Gjykatën e Apelit do të zhvillohet seancë publike në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e palës mbrojtëse të Bojan Jovanovski – Boki 13, për shfuqizim të masës së paraburgimit si i dyshuar në rastinZhvatja".

Kërkesa për shfuqizim vjen pasi që Gjykata Penale, Boki 13 ia vazhdoi masën e paraburgimit edhe për 30 ditë.

Boki 13 si i dyshuar i parë në rastinZhvatja”, nuk ka dhënë as dëshmi para prokurores bartëse të lëndës të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit, Villma Ruskoska, teksa ka shikuar edhe dëshmitë kundër tij.

Paraprakisht, masën e paraburgimit ia kanë vazhduar të dyshuarës së tretë në “Zhvatja”, ish prokurores së Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva, kurse edhe pse ndaj të njëjtës u ankua ajo, e njëjta është refuzuar.

Ndryshe, i dyshuari i dytë në Zoran Milevski – Zoki Kiçeec, gjendet në arrest shtëpiak.
Shtuar më 03/10/2019, ora 09:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori