Seancë gjyqësore për "TNT", "Transportuesi" dhe "Tenderët"
Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar tre seanca të reja gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike dhe atë për “TNT”, “Transportuesi” dhe për lëndën “Tenderët”.

Rasti TNT ka të bëj me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit dhe kryetarit të Partisë për Ardhmëri Evropiane, Fiat Canovski, ndërsa të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i transportit Mile Janakievski dhe ish kreu i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas aktakuzës me rrënimin e objektit Kosmos është shkaktuar dëm në vlerë prej 16 milion euro.

Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulet edhe ish ministrja e kulturës Elizabeta Kançeska – Milevska e cila është e akuzuara e parë në rastin “Tenderët” që ka të bëj me punët ndërtimore në Muzeun e luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi në Shkup.

Seancë e re gjyqësore do të mbahet edhe për rastin “Transportuesi”, ku i akuzuari i parë është ish kreu i komunës së Manastirit Vlladimir Taleski dhe 20 të tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me çrast janë keqpërdorur afro 360 mijë euro.


Shtuar më 13/04/2018, ora 09:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori