Seancë e re kuvendore, në rend dite ligji për gjuhët
Pëlqej
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e 15-të në rend dite të së cilës është Propozim ligji për përdorimin e gjuhëve.

Në këtë seancë duhet të shqyrtohet edhe Propozim ligji për lëshimin e bonove, në lexim të parë të parashtruar nga deputetët e opozitës.

Deputetët do të debatojnë edhe për interpelancat për punën e ministrave të Financave, të Kulturës dhe të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Dragan Tevdovski, Robert Alagjozovski dhe Sadulla Duraku, të parashtruara nga opozita.


Shtuar më 13/09/2017, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori