Seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Maqedonisë
Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në orën 16:00 do të mbajë seancë të jashtëzakonshme ku në rend dite pika e vetme do të jetë “propozimi për ndryshimin e KushtetutësRepublikës së Maqedonisë në drejtim të ndryshimit dhe plotësimit të KushtetutësRepublikës së Maqedonisë.

Deri tani ende nuk dihet se a ka siguruar Qeveria dy të tretën e shumicës në Kuvend për ndryshime kushtetuese me qëllim të aplikimit të Marrëveshjes së Prespës.

Ndryshe, nëse deri të premten ndryshimet kushtetuese nuk kalojnë në Kuvend, atëherë ka shumë gjasa që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Shtuar më 08/10/2018, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori