Seanca të tre komisioneve kuvendore
Në Kuvendin e Republikë së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje evropiane, për politikë të jashtme dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Projekt-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit, në lexim të parë është pika e vetme e rendit të ditës të Komisionit për çështje evropiane.

Anëtarët e Komisionit për punë të jashtme do të prononcohen për më shumë propozim-ligje për ratifikimin e marrëveshjeve midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe më shumë vendeve nga sfera e ekonomisë dhe tregtisë, për bashkëpunim financiar dhe për bashkëpunim policor.

Komisioni ligjdhënës-juridik, krahas për propozim-ligjet për ratifikimin e marrëveshjeve të cilat janë në rend dite të Komisionit për politikë të jashtme do të debatojë edhe për Propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumente udhëtimi të shtetasve të Republikës së Maqedonisë në lexim të dytë. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2015, ora 09:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori